Ballina Aktualitet Shqipëri Lamtumirë Koço!

Lamtumirë Koço!

Nga Astrit Patozi

Nuk e mbaj mend sa herë kam qëlluar unë vetë në tavolinë me Koço Devolen, kur bëhej shaka me vdekjen, duke u nisur nga nekrologjia e tij.

Përfytyro miqtë e tij të afërt, mes të cilëve shkëlqen Filip Çakuli, të cilët duhet të jenë lodhur pafundësisht mes të qeshurash me këtë temë, për vite e vite me radhë.

Por sot është shumë e vështirë që ta marrësh lehtë ikjen e tij, sepse humori është ndër gjërat më serioze në botë.

Dhe Koço Devole mund të konsiderohet pa shumë mëdyshje si një patriark për Shqipërinë e disa gjeneratave në këtë univers.

@tn.lajmelokale
@tetovanews