Ballina Argëtim Showbiz Enca Haxhia në zi, humb personin e afërt të familjes

Enca Haxhia në zi, humb personin e afërt të familjes

Enca Haxhia njoftoi se ka humbur një nga personat më të dashur, gjyshin e saj. Jani Joro, shkrimtar i letërsisë për fëmijë dhe të rinj u nda nga jeta pak ditë më parë, por këngëtarja e bëri me dije lajmin ditën e sotme.

Në rrjete sociale, Enca shkruan se i ndjeri kishte shkruar një biografi për karrierën e saj, të cilën nuk e ka publikuar. Ajo premton se do t’ja përmbushë dëshirën dhe do ta nxjerrë në treg një ditë.

“Disa ditë më parë nga nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time, u nda nga jeta. Gjyshi im i mrekullueshëm, artist në shpirt dhe vepra, të dua dhe do të të kujtoj gjithmonë. Fansi dhe kritiku im nr 1, i pari që ka besuar tek unë kur isha e vogël dhe më ka mbështetur në rrugën e muzikës.

Gjyshi im i ka dedikuar jetën edukimit dhe artit, veçanërisht librit, si shkrimtar i disa prej tyre. Disa vite më parë, ai shkroi një biografi të detajuar dhe emocionuese mbi karrierën time artistike, të cilën nuk u ndjeva gati për ta publikuar në atë kohë por një ditë do e bëj dhe do ja dedikoj gjyshit tim, Jani Joro.“, ka shkruar Enca.

@tn.lajmelokale
@tetovanews