Ballina Kronika VIDEO/Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi, burrë e grua dhe vajza vdesin...

VIDEO/Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi, burrë e grua dhe vajza vdesin në aksident, shpëton vetëm djali

Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi. Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker gazi duke u kthyer në një grusht hekurishtesh. Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe, raporton abcnews.al.

E gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias sipas mediave greke.

Duke folur për mediat lokale, përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.

“Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por sëfundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degruduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalp. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”, u shpreh ai.

Autoritetet greke nuk kanë publikuar ende identitetin shqiptarëve që u përfshinë në këtë aksident tragjik. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews