Ballina Kronika VIDEO/ Nëna dhe foshnja bien me makinë në liqen, shpëtimi i pabesueshëm...

VIDEO/ Nëna dhe foshnja bien me makinë në liqen, shpëtimi i pabesueshëm me ekskavator

Pamjet tronditëse vijnë nga Kina, ku një ekskavator u përdor për të shpëtuar një nënë dhe foshnjën e saj që kishin rënë me makinë në liqenin Taihu.

Ata që ishin mëngjesin e së martës pranë liqenit Taihu në Suzhou , Kinë , përjetuan momente agonie të jashtëzakonshme .

Aty, për një arsye të panjohur deri më tani, është gjetur në ujë makina e një nëne që kishte me vete foshnjën. Nëna me foshnjën kanë mbetur të bllokuar brenda në pamundësi për të dalë, duke rrezikuar të mbyten.

Ata që e panë skenën filluan të bërtasin për ndihmë, për pasojë kanë dëgjuar disa punëtorë pranë tyre të cilët kanë tentuar me ekskavator të ngrenë makinën që kishte nisur të fundosej.

Siç mund ta shihni në video , ata ia dolën, e nxorën në sipërfaqe dhe me një çekiç thyen xhamin e përparmë për të lënë fëmijën dhe nënën të dalin jashtë.

Të dy u dërguan menjëherë në spital dhe u raportua se janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews