Ballina Aktualitet Ekonomi Bitcoin i rikthehet rritjes pas disa muajve negativë, pranë 22 mijë dollarëve

Bitcoin i rikthehet rritjes pas disa muajve negativë, pranë 22 mijë dollarëve

Bitcoin arriti vlerën e 21 mijë dollarëve për herë të parë pas disa muajve, të shtunën e 14 janarit.

Kriptomonedha më e famshme në botë u rrit me 7.5% orët e para të mëngjesit. Ether, e dyta pas BTC, u rrit me 9.7% në vlerën e 1.5 mijë dollarëve, bashkë me kriptot e tjera si Cardano apo Solana.

Kjo rritje ka ndodhur për shkak se investitoritët besojnë se inflacioni ka arritur kulmin dhe tani do të vijojë me rënie.

Vlera totale e tregut të kriptomonedhave kaloi shifrën e 1 trilion dollarëve që nuk e kishte parë që në tetor 2022.

Rimëkëmbja lidhet edhe me lajmin se janë gjetur 5 mld dollarë vlerë në Bitcoin të FTX, platformës së rrënuar një muaj më herët. Gjithsesi, për analistët e tregut, kriptomonedhat mbeten ende delikate dhe të pastabilizuara. Por mesa duket korrelacioni me tregun e aksioneve dhe mallrave fizikë, do të vazhdojë edhe për 2023-shin./Bloomberg

Artikulli paraprakPër të pestin vit radhazi, kjo shpallet dieta më e shëndetshme në botë
Artikulli tjetërShkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, kapobanda një 34-vjeçar shqiptar