Ballina Kronika Incident për postimet në rrjetet sociale, të përfshirë persona nga Bogovina dhe...

Incident për postimet në rrjetet sociale, të përfshirë persona nga Bogovina dhe Gradeci

Pesëdhjetë e tetë vjeçari me inicialet F.S. nga Bogovina e Tetovës, dje (15 janar), në ora 23:55, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30, djali dhe nipi i tij i mitur janë sulmuar fizikisht në Gradec të Gostivarit nga personi me inicialet H.Z. (40) nga ky fshat.

Sulmit i ka paraprirë një debat mes të miturve të sulmuar dhe djalit të sulmuesit H.Z. për shkak të keqkuptimeve të tyre lidhur me postime në rrjetet sociale.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër H.Z. do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Video bonus\:

Video bonus:

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews