Ballina Argëtim Showbiz Luizi kap një rekord të paimagjinueshem: për një ore 105 mijë followers

Luizi kap një rekord të paimagjinueshem: për një ore 105 mijë followers

Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në një fenomen për shqiptarët

Këngëtari shkodran vazhdon të thyejë rekorde të ndryshme dhe tashme është shndërruar në një ikonë.

Instagrami që u hap sonte nga e fejuara e tij, Kiara Tito, me të cilën u dashurua gjatë kohës sa ishte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka arritur që brenda një ore të marrë 105 mijë ndjekës.

“E vetmja faqe zyrtare! @itsluizejlli”, ka shkruar Kiara, e cila pranoi të jetë gruaja e Luizit pasi që ky i fundit i propozoi asaj gjatë kohës sa ishte në shtëpi.

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brënda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”, shkruan në postimin e parë që është bërë në këtë faqe të Instagramit. /GazetaExpress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews