Ballina Sport Struga nuk gabon, por Shkëndija ngec me Sileksin, fiton Shkupi në Çair

Struga nuk gabon, por Shkëndija ngec me Sileksin, fiton Shkupi në Çair

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Xhiroja e 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka sjell fitore për Strugën dhe Shkupin, por jo edhe për Shkëndijën e Tetovës. Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani u ndal me barazim pa gola në Tetovë nga Sileksi i Kratovë, me kuqezinjtë që nuk arritën të gjejnë rrjetën edhe përkundër rasteve të shumta që patën gjatë 90-të minutave lojë. Ndërkohë nuk ka gabuar lideri, me Struga Trim Lum që mori fitore ndaj Tikveshit me golat e Muharemit dhe Shabanit. Triumf dhe tre pikë morën edhe kampionët në fuqi, Shkupi që mundën Bregallnicën në Çair me rezultatin 3:0. Dy herë Adentunxhi dhe një gol tjetër e realizoi Fredi Alvarez. Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi fitoi Pobedën me rezultat 2:0, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Skopjen me shifra 2:1. Tashmë pas kësaj xhiroje, Struga distancohet me pesë pikë nga Shkëndija e vendin të dytë, përderisa Shkupi vazhdon në vendin e tretë me 49 pikë ose 7 më pak se kryesuesit.