Ballina Aktualitet (VIDEO) Administrata shtetërore numëron 129.374 të punësuar

(VIDEO) Administrata shtetërore numëron 129.374 të punësuar

Numri i të punësuarve në sektorin publik më 31 dhjetor 2022 është 129 374 persona. Ata punojnë në 1354 institucione. Numri i institucioneve krahasuar me vitin 2021 është rritur për 8 institucione, tha ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Azir Aliu në konferencën e sotme për media. Ai informon se nga 1354 institucione, 60 % janë në nivel lokal, dhe rreth 40 % në nivel qëndror. Prej tyre më së shumti ose 533 institucione janë nga veprimtaria e arsimit, 125 institucione të punës dhe politikës sociale,  kulturës – 121, administratës – 117, çështjeve komunale – 113, shëndetësisë – 111, pushtetit vendor – 81, gjyqësorit – 64 dhe drejtësisë-14.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIVE DHE ADMINISTRATËS

“Krahasuar me Raportin për vitin 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është reduktuar për 2714 persona të punësuar. Nga numri i përgjithshëm, 18.909 persona ishin të punësuar në Armatë, në MPB, në Agjencinë e Sigurisë Nacionale, Agjencinë e Inteligjencës dhe Drejtorinë e Policisë Financiare”.

Raporti përfshin punëtor në pushtetin shtetëror, komuna, institucione publike, ndërmarrje publike etj. Numri më i madh i të punësuarve, siç informoi Aliu, është në sektorin e arsimit, pasuar nga shëndetësia, administrata dhe punët komunale. Në organet e qeverisjes shtetërore punojnë 14 531 persona, pra 13 %e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik. Numri i të punësuarve në qeverinë e shtetit është ulur me 771 persona dhe 302 persona më pak se në vitin 2021 punojnë në ministri.

Rreth 56 %e të punësuarve në sektorin publik janë femra dhe mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjeç. Aliu po ashtu ka informuar se në vitin 2022 ka rënie të numrit të doktorëve të shkencave dhe magjistraturave në vend, dhe mbi 55% e të punësuarve kanë përfunduar arsimin e lartë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews