Ballina Aktualitet “A kishe vra njerëz për para?”, Buzhala tregon detaje ekskluzive se çka...

“A kishe vra njerëz për para?”, Buzhala tregon detaje ekskluzive se çka e pyeti Naim Murseli një person që kishte punuar sigurim (VIDEO)

Gazetarët Berat Buzhala dhe Vullnet Krasniqi janë duke analizuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Bernicë të Prishtinës më 29 nëntor të këtij viti.

Teksa po analizonin ngjarjet, një person ka dhënë detaje ekskluzive për planifikimin paraprak që dyshohet se po bënte Naim Murseli për të kryer vrasjen.

“Është një person, është shoqëru me Naimin, të cilit i kish thanë Naimi para 1 viti. Personi ka shprehur gatishmëri të shkojë në Polici me tregu.” – ka treguar Buzhala teksa lexonte komentin e personit.

Buzhala, duke cituar personin në fjalë, ka treguar se si Naim Murseli, i dyshuar për planifikimin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor, kishte pyetur një person që punonte sigurim në Zvicër, fillimisht nëse ka rrahur njerëz gjatë ushtrimit të profesionit të tij dhe më pas pasi kishte pyetur atë nëse do ta vriste për para.

“Para 1 viti Naimi ia kish bërë një pyetje këtij. Ky djali që i ka bërë pyetje Naimit ka punuar sigurim në Zvicër, është djalë serioz pak naiv. I kish thënë ‘allahile a ke rrah njerëz kur ke punuar sigurim’. E ka pyet Naimi këtë personin. Ky iu ka përgjigj; ‘i kom shkoç’. Tani i kish thanë me të pyet diçka, ‘a kishe vra njerëz për para?’. Naimi e ka pyetur këtë sigurimin. D.m.th., ky planin e vrasjes e ka bërë që 1 vjet e diçka”, ka vazhduar Buzhala duke cituar detajet e dhëna nga personi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews