Ballina Aktualitet Sulmohet me gurë autobusi nga Kosova që po udhëtonte në Serbi

Sulmohet me gurë autobusi nga Kosova që po udhëtonte në Serbi

Një autobus nga Kosova që po udhëtonte drejt Beogradit, është sulmuar mbrëmë në Serbi.

Sipas burimeve bëhet fjalë për kompaninë turistike “Fjolla Impex”, që është sulmuar në Kurshumli të Serbisë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe kompania në fjalë, ku përveç dëmeve materiale ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

“Mbrëmë duke udhëtuar në drejtim të Beogradit, është gjuajtur me gur. Dy autobusat janë gjuajtur me gurë edhe linja tjetër nga Beogradi që ka qenë duke ardhur për Kosovë.

Të lënduar nuk ka, vetëm xhami i autobusit është i thyer, ndërsa në autobusin tjetër është gjuajtur në pjesën e metalit”, ka thënë kompania ‘Fjolla Impex’.

@tn.lajmelokale
@tetovanews