Ballina Aktualitet VIDEO/”Naimi bëri ‘pazar’ dhe e provoi në oborr”, zbardhet dëshmia e personit...

VIDEO/”Naimi bëri ‘pazar’ dhe e provoi në oborr”, zbardhet dëshmia e personit që shiti armën për vrasjen e Liridonës

I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit, Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e dhënë për median Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli, por mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai tregon armën ia ka shitur për 280 euro, ku Naim Murseli ka bërë ‘pazar’. Dodaj tregon se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

“Atë dit i ishte prish goma e makinës, në veturë pas kthimit më ka thënë se kam një armë 1 mijë euro. Unë i kam thënë e kam 250 euro, më ka thënë a bën me e shiku. E kanë provuar armën në oborr.

E kanë armën dhe kanë thënë kur të kthehemi do marrim dhe fishekët. Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro. Biseda ka zgjatur një orë. Nuk më kanë tregu asgjë, por as unë nuk i pyeta.

Armën e kam blerë para 5-6 vjetëve prej personave të Shqipërisë. Ta kisha dit, do ta kisha raportuar por e kam marrë vesh nga mediat. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e drejtësisë“, thuhet në dëshminë e Dodajt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews