Ballina Aktualitet Kurti shkarkon nga detyra këshilltarin e tij, kjo është arsyeja

Kurti shkarkon nga detyra këshilltarin e tij, kjo është arsyeja

Kryeministri Albin Kurti, përmes një vendimi, ka liruar nga posti sot këshilltarin e tij nga komunitetet jo-shumicë Edison Beqiri.

Në vendim nuk bëhen të ditura arsyet.

Por burime të RTK-së brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Beqiri është liruar nga detyra pasi i njejti është parë në një foto në ndërtesën në Dragash e cila dikur shërbente si komunë paralele.

Poashtu, mësohet se ky vendim vjen edhe pasi i njëjti është verifikuar nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews