Ballina Aktualitet Lajm pikëllimi nga Çellopeku i Tetovës: Ndahet nga jeta veterani i arsimit,...

Lajm pikëllimi nga Çellopeku i Tetovës: Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Idriz Iseini

Një lajm pikëllimi vjen nga fshati Çellopek i Tetovës, ku është ndarë nga jeta veterani i arsimit, Idriz Iseini, njoftojnë shkolla e këtij fshati dhe familjarët, transmeton Tetova News. Varrimi do të bëhet sot, pas namazit të xhumasë, në varrezat e qytetit!

LAJM PIKËLLIMI!

Të nderuar prind, ish nxënës të kësaj shkolle, bashkëfshatar!
Me pikëllim të thellë sonte, 02.02.2024, morëm lajmin për ndarjen nga kjo botë e veteranit të arsimit, e njëherësh ish drejtori shumëvjeçar në shkollën tonë dhe ish mësuesi IDRIZ ISEINI!

Shfk “7 Marsi” shpreh ngushëllime të sinqerta familjes ISEINI e njëherësh shpreh falënderimin familjes për tërë atë kontribut të çmuar shumëvjeçar të të ndjerit Idriz Iseini në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të nxënësve të fshatrave Çellopek, Çellopek i Ri dhe Miletinë!

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit.

Zyra e informimit,
Shfk “7 Marsi” Çellopek

@tn.lajmelokale
@tetovanews