Ballina Kronika VIDEO/ Krimi në Korçë, momenti kur autori vret 40-vjeçarin dhe më pas...

VIDEO/ Krimi në Korçë, momenti kur autori vret 40-vjeçarin dhe më pas veten

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Korçë mbrëmjen e djeshme, ku pas konfliktit për pronën Ilio Llula qëlloi për vdekje Emiljano Pinen dhe më pas vrau veten.

Kur ora shënon 20:56, në video duket Emiljano Pine i cili hipen në trotuar dhe flet me dikë. Në këtë monent vjen autori nxjerr pistoletën nga xhepi, i afrohet dhe qëllon drejt tij.

Viktima bie në kokë, ndërkohë autori afrohet dhe më shumë dhe 2 herë të tjera. Pastaj drejton pistoletën e vret veten.

Babai i autorit ka jetuar 4 vjet në familjen e viktimës, e ëma e tij është kujdesur për të pasi ka qenë me probleme shëndetësore.

Ai ka vdekur para 1 viti dhe i ka lënë një pronë familjes që e ka mbajtur. Djali i tij që jeton në Greqi e ka marr vesh dhe dje është kthyer dhe e ka qëlluar pasi nuk ka qenë dakord që pronen e babait ta marrin ato që janë kujdesur për 4 vjet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews