Ballina Teknologji Rrjetet sociale burim konfliktesh, socialogët: Familja dhe shkolla duhet të ushtrojnë më...

Rrjetet sociale burim konfliktesh, socialogët: Familja dhe shkolla duhet të ushtrojnë më shumë kontroll

Konflikte për motive banale që zhvillohen në rrjete sociale po bëhen shkak edhe për viktima mes të rinjve.

Vrasja e 19- vjeçarit ishte krimi më i fundit që tronditi vendin, por ende e freskët është edhe ngjarja në Gramsh, ku mbeti viktimë një 16-vjeçar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët ende nuk janë dënuar për veprën.

Sociologët ngrenë shqetësimin se po shtohet gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duke u bërë kështu pikënisja e konflikteve mes të rinjve.

“Të rinjtë ne vend që të gjejnë më shumë angazhim fizik, kohë në gjërat që i japin formim përshtjellohen në disa mesazhe qëa ta nuk arrij dot ti kontrollojnë dhe që ju vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Shumë fëmijë vuajnë në heshtje dhunën e bashkëmoshatarëvë të tyre nga mjedisi virtual”, tha sociologia Entela Binjaku.

Në këtë situatë, rol me kryesor në parandalimin e këtyre krimeve sipas ekspertëve e ka familja dhe shkolla qe duhet të ushtrojnë një kontroll më të shtuar.

Tetova News në YouTube:

“Familja vijon të mbetet shtylla. Cdo prind duhet të jënë më të kujdeshëm dhe të kontrollojnë rrjetet që ndjek fëmija, cfarë platformash ndjek. Oficeret e policisë, punonjësit social dhe psikologët po shohim një ndikim të vogël të tyre këtë po e shohim nga dhuna që prodhohet mes adoleshentëve.”, shtoi Binjaku.

Ekzistenca e mjaft platformave sociale, si Tik-Tok, Instagram, YouTube apo Snapchat e kanë bërë thuajse të pamundur kontrollin e plotë të përmbajtjes së komunikimeve të tyre nga prindërit apo mësuesit. Në mjaft raste të miturit apo adoleshentet bien pre e kërcënimeve dhe fyerjeve nga bashkëmoshatarët e tyre./vizionplus.tv