Ballina Aktualitet Kurti: Serbia, një shtet agresiv, Beogradi përbën kërcënim për paqen në rajon

Kurti: Serbia, një shtet agresiv, Beogradi përbën kërcënim për paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk shkaktohet nga dallimet etnike por nga autokracia e Beogradit e cila është e lidhur me Moskën.

Duke iu referuar politikës që ndjek Beogradi zyrtar, kreu i qeverisë së Kosovës tha se shtetet jodemokratike në Ballkanin Perëndimor janë rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta di askush. Ajo çka bëjmë ne është se përgatitemi maksimalisht me krejt çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë qendër shtetërore për siguri kibernetike”, tha Kurti.

Kurti theksoi se integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e qytetarëve do të jenë të pacenueshme, pavarësisht kërcënimeve.

 “Ne e kemi të qartë se fqinji jonë verior është agresiv dhe nevrik, por kjo na bënë të kujdesshëm dhe assesi të frikësuar”, shtoi ai.

Deklaratat kryeministri Kurti i bëri në ceremoninë e inagurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews