Ballina Kronika (VIDEO+FOTO) Tetovari plagosi partneren serbe dhe më pas vrau veten, dramë në...

(VIDEO+FOTO) Tetovari plagosi partneren serbe dhe më pas vrau veten, dramë në pikën e pagesës rrugore në Preshevë!

Një grua serbe 30 vjeçare me inicialet  J.V. u qëllua mbrëmë rreth orës 21:30, jo larg pikës së pagesës në Preshevë. Sipas mediave serbe, ajo u plagos nga partneri me iniciale B.I., 52 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Tetova, me të cilin ishte në lidhje. B.I. plagosi gruan kur policia rrugore i ndaloi në pikën e pagesës.  “Derisa polici po i shkruante një kallëzim kundërvajtjeje, ajo shfrytëzoi rastin dhe doli me vrap nga makina dhe ai e ndoqi nga pas dhe e plagosi me dy plumba revoleje. Gruaja e plagosur ka rënë në rrugë dhe sulmuesi është larguar në drejtim të fshatit Zhujince.

Pas një kërkimi të shkurtër të policisë për sulmuesin, ai është rikthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar veten në kokë në afërsi të makinës, duke u vetëvrarë.

30-vjeçarja e plagosur është transportuar në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjë, e më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.

Nga Qendra Universitare Nish kanë njoftuar se e plagosura ka arritur rreth gjysëm ore pas mesnate nën shoqërimin e Ndihmës së Shpejtë. Pas kontrollit të kryer, ndihmës primare shëndetësore dhe diagnostifikimit, janë konstatuar lëndime të trakesë, unazave e qafës së mitrës, si dhe kontuzion i mushkërive në anën e majtë. Gruas i është bërë intervenim kirurgjik, pas çka është hospitalizuar në Klinikën për Kujdes Intensiv në spitalin e Nishit, ka thënë mediumi N1.

Shtetësinë e dy partnerëve e zbuloi televizionit nacional serb. Ndëkaq, sipas portalit Alo, gruaja e plagosur ka dy fëmijë dhe është e divorcuar. Së fundi ajo kishte krijuar një lidhje me shqiptarin nga Tetova, të cilin e takoi në Zvicër.

“Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës. Ajo kishte shpesh probleme me të, sepse ai e detyronte të jetonte me të në Maqedoni. Për shkak të këtij presioni, ajo vendosi të transferohej tek e ëma në një qytet tjetër dhe të largohej prej tij. Ai nuk u ndal me kaq, ndaj erdhi në shtëpinë e saj të enjten dhe praktikisht e detyroi të shkonte në Maqedoni”, i ka thënë një i afërt portalit.

Sipas të njohurve të gruas së plagosur, ajo ka lindur dhe ka jetuar në Drenovë të Madhe (Velika Drenova) afër Trstenikut.
– Babai i saj është pakistanez, por me sa dimë nuk janë gjallë as nëna e as babai i saj. Ajo ka edhe dy motra. Burri që e qëlloi ishte partneri i saj emocional. Paraprakisht ajo ka jetuar në fshatin Ugljarevë, ku ka qenë e martuar – thotë një bashkëbisedues për portalin
Sipas tij, VJ ka dy fëmijë, por i ka lënë pasi është lidhur me tetovarin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Emine Ismaili /SHENJA/Tetova News

Siç mëson Alo!, gruaja e plagosur ka një martesë dhe dy fëmijë pas saj, dhe tetovari me inicialet I.B. ishte partneri i saj i ri me të cilin u njoh në Zvicër.
– Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u shpërngulën në Vrnjačka Banja. Ajo kishte shpesh probleme me të, ai e detyronte të jetonte me të në Maqedoni. Për shkak të këtij presioni, ajo vendosi të transferohej tek e ëma në një qytet tjetër dhe të largohej prej tij. Ai nuk u ndal me kaq, ndaj erdhi në shtëpinë e saj të enjten dhe praktikisht e detyroi të shkonte në Maqedoni – shpjegon për Alo! një burim i afërt me hetimin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews