Ballina Argëtim VIDEO/ Momenti i sikletshëm, konkurrenti i “Millionaire” telefonon gruan për ndihmë, përgjigjet...

VIDEO/ Momenti i sikletshëm, konkurrenti i “Millionaire” telefonon gruan për ndihmë, përgjigjet burri i panjohur

Të gjithë përjetojmë momente të sikletshme, por askush nuk do donte të përballej publikisht me një moment si të JP Morgan. Mësuesi i shkencave u ul në karrigen e emisionit “Kush do të bëhet milioner” dhe përjetoi një nga momentet më të sikletshme në historinë e televizionit.

Garuesi duhej të merrte ndihmën e telefonit. I pyetur se cila ditë është pjesë e fundjavës në Gjermani, JP Morgan zgjodhi të kërkonte ndihën e gruas. Por, kur e telefonoi një zë mashkulli iu përgjigj në telefon.

Drejtuesi i emisionit, Jeremy Clarkson, u përpoq të qetësonte tensionin e sikletshëm duke bërë shaka:

“Ishte një tjetër njeri që sapo iu përgjigj telefonit tuaj, relaksohuni, relaksohuni, ai mund të jetë plotësisht i pafajshëm”. Pasi gruaja e JP mori telefonin, Jeremy e trazoi situatën duke pyetur: “A mund të konfirmoj që keni dikë me vete?”

JP arriti të largohej nga loja me 64,000 £ , por nuk e dimë nëse kjo i kushtoi martesën./vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews