Ballina Kronika NDAHET NGA JETA GRUAJA QË U PLAGOS NGA TETOVARI NË PIKËN E...

NDAHET NGA JETA GRUAJA QË U PLAGOS NGA TETOVARI NË PIKËN E PAGESËS RRUGORE NË PRESHEVË Një muaj betejë për jetën e saj në Spitalin Universitar të Nishit, nuk u mbijetoi plagëve

Gruaja me inicialet V.J. (30 vjeçe) nga Drenova e Madhe (Velika Drenova) afër Trstenikut, e cila u plagos me armë zjarri në afërsi të Preshevës, pas një debati në veturë nga një burrë që më pas u vetëvra, iu nënshtrua plagëve të rënda në Qendrën Klinike Universitare në Nish.

Ajo u plagos natën mes 7 dhe 8 marsit dhe iu nënshtrua plagëve të marra dje, pas saktësisht një muaji luftë për jetën. Mjekët e Nishit bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën, por plagët jashtëzakonisht të rënda ishin fatale.

– Pacientja V.J. (30), i cila më 8 mars u soll nga Qendra Shëndetësore e Vranjes në Qendrën Klinike Universitare të Nishit, për shkak të plagëve nga arma e zjarrit dhe e cila pas një ndërhyrjeje kirurgjikale u shtrua në Klinikën e Anestezisë, me gjithë përpjekjet intensive të mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Nishit, ka ndërruar jetë. Nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda – konfirmohet për Blic dhe Kurir nga QKU e Nishit, transmeton Tetova News.

Ajo, pas plagosjes dhe trajtimit spitalin e Vranjës, më 8 mars, gjysmë ore pas mesnate u transferua në Qendrën Klinike Universitare në Nish, ku u operua dhe u shtrua në spital.

Kujtojmë se personi me inicialet B.I.(52 vjeç) që ka qëlluar ndaj saj ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut me kombësi shqiptare nga Tearca e Tetovës, ku edhe u varros pas ngjarjes së rëndë.

Tetovari  fillimisht ka plagosur me armë zjarri gruan, e më pas ka qëlluar edhe veten.

Ai iu nënshtrua plagëve të marra dhe të shtënave iu ka paraprirë një sherr në makinë. Nuk dihen motivet e vrasjes dhe vetëvrasjes.

Mediat serbe nuk arritën të sjellin më shumë informacione për ngjarjen. Sipas tyre, gruaja që tashmë u nda nga jeta kishte një martesë dhe dy fëmijë pas saj, dhe tetovari me inicialet B.I. ishte partneri i saj i ri me të cilin u njoh në Zvicër. Ajo nënën e kishte serbe, ndërsa babain pakistanez. Tetova News ka kontaktuar edhe me njerëz që e kanë njohur çiftin, po ata nuk duan të prononcohen. /TetovaNews

(VIDEO+FOTO) Tetovari plagosi partneren serbe dhe më pas vrau veten, dramë në pikën e pagesës rrugore në Preshevë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews