Ballina Top Lajm Berisha paraqitet të mërkurën në SPAK, i komunikohet akuza

Berisha paraqitet të mërkurën në SPAK, i komunikohet akuza

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën, 11 shtator, në SPAK ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza.

Po ashtu, do të paraqitet në SPAK dhe dhëndri i tij, Jamambër Malltezi, ku edhe ai do të njihet me akuzën lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

SPAK pa pasur afat ligjor deri në 2 tetor për të përfunduar hetimet, por prokurorët i kanë mbyllur hetimet para afatit ligjor.

Ndaj Malltezit Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë. Malltezi akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Ndërkohë edhe për Berishën, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Tetova News në YouTube:

Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të./vizionplus.tv