Ballina Bota Braktisi takimin e G-7, reagon Donald Trump: Nuk ka lidhje me armëpushimin,...

Braktisi takimin e G-7, reagon Donald Trump: Nuk ka lidhje me armëpushimin, por diçka më e madhe!

Donald Trump, i cili ‘braktisi’ takimin e G7 dhe u nis me avionin presidencial, mohoi që ka lënë samitin për të negociuar armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit.

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump tha se Presidenti francez Emmanuel Macron gaboi kur tha se ai po kthehej në Uashington për bisedime për armëpushim.

“Ai nuk e di pse unë jam nisur për në Uashington,” shkroi Trump. “Por nuk ka lidhje me armëpushimin. Është një çështje shumë më e madhe.”

Trump nuk dha më shumë detaje, por përfundoi postimin me fjalët: “Qëndroni të lidhur!”

Nga ana tjetër, Macron tha në samitin e G7 në Kanada se largimi i Trump ishte një shenjë pozitive, pasi synimi ishte të arrihej armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit.

Tetova News në YouTube:

“Ka një ofertë për takim dhe bisedime, për të arritur armëpushimin dhe për të nisur më pas diskutime të tjera,” tha Macron.

Së fundi, media Axios raportoi se Shtëpia e Bardhë po planifikonte një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë gjatë kësaj jave, për të diskutuar marrëveshjen bërthamore.