Ballina Kronika Makina përplas këmbësorin, humb jetën 66-vjeçari! Shoqërohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 66-vjeçari! Shoqërohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)

Një 66-vjeçar është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës, rreth orës 20:30.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur me mjetin e tij 66-vjeçarin Kujtim Luka, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vorë/Informacion paraprak.

Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.