Ballina Kronika Policia thotë se lisi i rrëzuar i ka marrë jetën 31-vjeçarit Lirim...

Policia thotë se lisi i rrëzuar i ka marrë jetën 31-vjeçarit Lirim Gashi nga fshati Hajkobillë i Komunës së Prishtinës

Një 31-vjeçar ka vdekur pasi i ka rënë një trung druri në komunën e Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana. /Gazeta Express

E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që u godit nga lisi në Hajkobillë të Prishtinës, humbi jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Hajkobillë të Prishtinës, ku një i ri ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë (lis).

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 16:46 është pranuar informacion nga Policia për një person që kishte mbetur i lënduar rëndë pasi një lis ishte rrëzuar mbi të në vendin e njohur si “Kodra e Hajkobillës”.

Menjëherë është njoftuar emergjenca dhe njësitë policore, ndërkohë që disa qytetarë po e shoqëronin të lënduarin drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjatë rrugës në fshatin Dabishevc, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Viktima është identifikuar si Lirim Gashi, rreth 31-vjeçar.

Për rastin janë njoftuar njësitë e hetimeve të Policisë si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët do të kryejnë veprimet e mëtejme.