Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një i ri ra nga lartësia e një godine banimi.
Bëhet fjalë për Fidan Mulajn, 26-vjeçar nga fshati Runikë, i cili jetonte në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj. Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, ka deklaruar për mediat se njësitë policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 27-vjeçar, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.
“Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.”, ka deklaruar ajo.















