Ballina Lajme Levica me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Levica me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Partia politie Levica sot i kumtoi emrat e kandidatëve me të cilët në zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor do të garojë në tre komuna me shumicë shqiptare – Tetovë, Gostivar dhe Strugë, njofton Portalb.mk.

Në Komunën e Strugës, Levica do të garojë me deputeten aktuale Jovana Mojsoska, e diplomuar në Fakultetin për Siguri dhe sekretareshë e përgjithshme e partisë. Në Komunën e Tetovës me dr.Katka Bozhinovska, doktor i shkencave juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Ndërsa, në Komunën e Gostivarit do të garojë me Darko Grujoskin, IT-specialist dhe operator i informatikës.

Nga Levica bëjnë thirrje për mobilizim të të gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë ndryshime dhe duan që në komunat e tyre të mbizotërojnë vlerat e vërteta.

Në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Gostivarit do të garojnë edhe Valbon Limani nga Aleanca Kombëtare për Integrm, Sebaedin Dauti nga Koalicioni VLEN dhe kandidati i pavarur Visar Ademi.

Për të parin e Komunës së Tetovës në garë janë kryetari aktual Bilall Kasami nga Koalicioni Vlen, Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Publicitet

Në garë për kryetar të Komunës së Strugës janë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Besnik Asani dhe Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim.