Komuna e Bogovinës do të ndryshojë dhe do t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur me dekada. Sonte në hapjen e shtabit u pa se qytetarët tashmë kanë vendosur.
Më 19 tetor do ta vendosin në krye të komunës arkitektin Feti Abazi, njeriun që me punën e tij të ndershme dhe të përkushtuar ka kontribuar jo vetëm për zhvillimin e Bogovinës, por edhe për vendbanimet tjera të Pollogut.
Me vizionin dhe energjinë e tij, Bogovina do të nisë një rrugë të re zhvillimi dhe shprese për të gjithë qytetarët, ka shkruar njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami.
Tetova News në YouTube:














