Ballina Sport Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe kjo do të thotë që do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.

Mbrojtësi i kuqezinjve la fushën e lojës i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundjavës që Torino luajti ndaj Parmës, shkruan A2.

Priten rezultatet e vizitave mjekësore për Ismajlin, por e sigurt është që me Torinon nuk do të luajë deri pas pushimit të Kombëtareve.

Tashmë, trajneri Sylvinho duhet të gjejë një alternativë tjetër, pasi edhe Marash Kumbulla u dëmtua me Majorkën dhe nuk do të jetë i gatshëm as ai ndaj Serbisë.