Ballina Lajme Mërgimtarët kërçovarë me kërkesa konkrete për Fatmir Limanin

Mërgimtarët kërçovarë me kërkesa konkrete për Fatmir Limanin

Gjatë takimeve të zhvilluara në Gjermani me pjesëtarë të shumtë të mërgatës kërçovare, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, u përball me kërkesa të qarta dhe të drejtpërdrejta për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të punës, dhe mbi të gjitha, t’i jepet fund një herë e mirë keqpërdorimit, nepotizmit dhe klientelizmit.

Mërgata kërkoi një model të ri qeverisës, ku qytetarët nuk ndihen më të përjashtuar dhe ku dinjiteti i tyre respektohet përmes veprave e jo fjalëve.

“Kërçova ka nevojë për drejtësi dhe zhvillim të barabartë. Jemi të lodhur nga premtimet boshe dhe emërimet familjare. Duam transparencë, përfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë,” – u shprehën përfaqësues të mërgatës.
Ata theksuan tri shtylla kyçe për të ardhmen e Kërçovës:

Hapje të vendeve të reja pune, nëpërmjet investimeve dhe përkrahje për ndërmarrjet e vogla e të mesme;

Ndërtimin e spitalit modern në Kërçovë, që do të sigurojë kujdes shëndetësor dinjitoz për qytetarët dhe do të hapë vende të reja pune për profesionistët lokalë;

Tetova News në YouTube:

Ndërprerjen e punësimeve partiake, favorizimeve familjare dhe keqpërdorimeve buxhetore.