Shqipëria mposht 0-1 Serbinë dhe shikon Play Off, mes emocioneve dhe entuziazmit lojtarët flasin pas ndeshjes.
Emocione të forta për Juljan Shehun: “Një ditë që nuk do ta harroj kurrë”

“Emocionet janë të papërkueshme. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. I falenderoj të gjithë pafund, që më bënë këtë ditë të mundur. Bëmë krenarë gjithë shqiptarinë.
Motivi ishte maksimal, e dinim që ishte ndeshje jetë a vdekje. Dhamë maksimumin, që kjo ditë të vinte. Është dita jonë, që të festojmë dhe ta shijojmë këtë moment.
Rrugëtimi im, që nga Kastrioti deri sot, nuk ka qenë i lehtë. Pata dëmtim që më la mbrapa. Jam i lumtur që jam në këto momente. Përherë puna shpërblehet, jam i lumtur që kam arritur këtu sot.
Shehu feston golin e Manajt: “Kjo është dita ime më e bukur”

Gjithë Shqipëria falenderon Manajn, e vendosëm në presion me penalltinë, por sot e tregoi veten”, u shpreh Shehu për “Klan TV”.
Hysaj: Ja çfarë iu thashë lojtarëve para ndeshjes, me tone të ndryshme

“Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe 2 ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesat tanë po shënojnë gola të rëndësishëm.
Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola, iu thashë lojtarëve, që sot është qetë, duket sikur luajmë në Shqipëri, tifozët do të ndizën më vonë dhe kështu u bë.
Uzuni me zemër në fushë: “Jap jetën për Shqipërinë” – momenti spontan në intervistë

“Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje.
Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori.
Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?
Asllani flet pas ndeshjes: Ishte më mirë që goditjen e mori Manaj – ja pse

Ne kur kemi goditjet nga larg, gjithmonë e hedhim topin te shtylla e dytë për Gjimshitin, ishin Ajeti e Manaj. Më mirë që e gjuajti Manaj në fund se ka më cilësi, jemi të lumtur se bëri gol Rei se atje humbi penallti.
Për mua ishte një ndeshje shumë e vështirë, pak e vështirë me top se na mbanin një kundër një, sidomos në pjesën e parë se të dytën ishim më të lirë. Jam i lumtur, sot nuk shoh Asllanin apo dikë tjetër, sot janë tre pikë dhe të gjithë shqiptarët janë të lumtur me këtë gjë.
Pas ndeshjes, bashkëshortja serbe e uron Gjimshitin – “Me Ajetin kemi lidhje të vjetër, luftuam deri në fund”

“Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam bërë eksperiencë në jëtën e futbollit, di si të përballoj presionin. Unë e kam shumë afër nga shtëpia e gjyshërve. Akoma nuk e kemi realizuar ëndrrën siç duhet, emocionet janë të mëdha. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur sot, i kemi bërë të lumtur.
Duhet të kesh kualitet për të luajtur në këto nivele. Unë e njoh Ajetin që 15-vjeç, kemi luajtur edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të luanim për Shqipërinë, më shumë se 10 vite që po luajmë bashkë këtu. Gjithë ekipi ka meritë, të gjithë luftuam, dhamë gjithçka në fushë. Ishte arritje e madhe.
Urimi i parë ishte i bashkëshortes dhe familjes. Kishte shumë mesazhe, nuk i kam hapur të gjitha, më të rëndësishmit janë familja, prindërit, gruaja. Ka shumë mesazhe.
Manaj: “Nuk e pashë kartonin nga emocionet” – Doja të lija një mesazh më të fortë, por jemi live

“Besoj se sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime se pas ndeshjes ndaj Serbisë disa komente nuk i meritoja, se kemi mbas familje, motër, prindër, duhet t’i harrojmë, se sot gjithë Shqipëria, Kosova, janë krenar për ndeshjes e kemi lënë shpitin në fushë. Kemi edhe dy ndeshje të tjera, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë më të mirën për të shkuar në Botëror.
Isha shumë i lodhur dhe në pjesë të parë mora goditje te gjuri, me çau me taka hekuri, në vendin tim u fut edhe Daku, i kam veshur bluzën dhe ju bën të fala, edhe ai meritonte nga fillimi, si të gjithë që nuk kanë luajtur, nuk ka rëndësi kush ishte në fushë, rëndësi ka që fitoi Shqipëria sot.
Doja të jepja një mesazh më të fortë por jemi në televizion dhe më mirë mos e japin, u them të gjithëve shijoni këto momente, se këto vijnë vetëm një herë, sidomos për futbollistët, kemi loz para 11 vitesh, tani i mundëm përsëri në shtëpinë e tyre. Futbolli ecën shpejt dhe këto momente duhet të shfrytëzojmë të gjithë dhe të kënaqemi.















