Ballina Sport Arbër Hoxha i pakapshëm, shënon dopietë në Kroaci! Kundërshtarët me “dhimbje koke”

Arbër Hoxha i pakapshëm, shënon dopietë në Kroaci! Kundërshtarët me “dhimbje koke”

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Arbër Hoxha është padiskutim në formën më të mirë të tij dhe në momentin më të mirë të karrierës si me kombëtaren ashtu edhe me klubin e tij Dinamo Zagreb.

Pasi trullosi mbrojtjen angleze një javë më parë, Hoxha ka shënuar një dopietë këtë të shtunë në kampionatin kroat, duke kontribuuar në fitoren 3-1 të Dinamos përballë Varazhdinit.

Hoxha ishte autori i golit të dytë dhe të tretë për skaudrën e Dinamos. Ky është goli i tij i 5-të këtë sezon në Kroaci, duke u renditur me vetëm 1 gol më pak nga kryesuesit e tabelës.

Me këtë rezultat Me këtë rezultat Dinamo pozicionohet në vendin e dytë të tabelës me vetëm një pikë larg Hajdukit të Split që kryeson kampionatin.