Gjykata e posaçme Anti Korrupsion ka marrë sot masa sigurie pezullim dhe detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se politikisht e sheh tashmë të rrëzuar Ballukun, ndërsa shtoi se ndaj saj duhet një hetim pasuror, ndryshe hetimi nuk mund të quhet i plotë.
Ndërkohë sipas Lalës të hënën ose të martën e ardhshme mund Balluku mund të merret në pyetje, ku do të përballet me Erion Çelën, me gjyqtarin e Posaçëm.
Po ashtu Lala thekson se fjala e Ballukut ditën e djeshme në Kuvend kishte mesazhe të koduara
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë të re sa për Ballukun për shkelje e barazisë në tendera, mbi tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.















