Ballina Aktualitet Deklaratat për Ballukun/ Berisha: Rama i tmerruar nga SMS-të e Belindës

Deklaratat për Ballukun/ Berisha: Rama i tmerruar nga SMS-të e Belindës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke akuzuar Ramën për frikë ndaj hetimeve në “tunelin e Palloshit”, duke iu referuar tunelit të Llogarasë.

Berisha:

Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!
Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.
Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se:
“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thotë: “Belindën kurban, por më harroni mua sepse unë jam Kushtetuta dhe mjerë kush e kalon kufirin.”
Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda.