Ballina Teknologji Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve

Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Elon Musk është i bindur se telefonat inteligjentë (smartphone), në formën që i njohim sot, do të zhduken brenda pesë viteve, duke u zëvendësuar nga pajisje të bazuara plotësisht në Inteligjencë Artificiale.

Në një intervistë në podkastin e Joe Roganit, Musk tha se “telefoni i së ardhmes nuk do të ketë sistem operimi, as aplikacione – do të jetë thjesht një ndërfaqe që lidh përdoruesin me AI-në”.

“Praktikisht, do të kesh një Inteligjencë Artificiale në server që bashkëvepron me një AI në pajisjen tënde”, shtoi ai.

Që në vitin 2023, raportime mediatike kishin bërë të ditur se OpenAI po punonte për një pajisje të re të bazuar në AI.

Lloji i saj nuk ishte zbuluar, por shumë e konsideruan të mundshme që të ishte një smartphone i gjeneratës së re.