Ballina Kronika Tmerr në Karposh të Shkupit: Një burrë rreh bashkëshorten dhe nënën e...

Tmerr në Karposh të Shkupit: Një burrë rreh bashkëshorten dhe nënën e tij

Një rast i rëndë dhune në familje ka tronditur opinionin publik në komunën e Karposhit, në Shkup. Një burrë 39-vjeçar është raportuar në polici pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy grave me të cilat jetonte – bashkëshortes dhe nënës së tij.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari K.S. (39) fillimisht ka sulmuar bashkëshorten e tij 36-vjeçare në banesën familjare, ndërsa më pas nuk ka kursyer as nënën e tij 60-vjeçare.

Pas denoncimit të rastit, policia ka reaguar menjëherë. Rreth orës 12:15, i dyshuari është thirrur në Stacionin Policor të Kisella Vodës për intervistim zyrtar.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente./TetovaNews