Ballina Kronika Ra me makinë në përrua, vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin Jurgen Karaj

Ra me makinë në përrua, vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin Jurgen Karaj

Vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin Jurgen Karaj, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ai së bashku me 24 vjeçarin Andi Losha përfundoi në zallin e fshatit Dars në Bashkinë Klos.

Pasi në automjet nuk u gjet trupi i 30 vjeçarit, policia dhe polumbarët i zhvendosën kërkimet përgjatë shtratit të zallit të Darsit, por as aty nuk u gjet asgjë.

Më pas, kërkimet u shtrinë përgjatë shtratit të lumit të Matit për shkak se vendi i ngjarjes ishte shumë afër lumit. Dyshohet se rrjedha e madhe e zallit të Darsit ta ketë zhvendosur trupin e Jurgenit në lumin Mat.

Që prej orëve të paraqites forcat e policisë dhe grupe vullnetarësh janë shpërdnarë duke kërkuar në të gjithë shtratin e lumit.

Por për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, niveli i ujit në lumin Mat është shumë i lart dhe e bën të pamundur që t’i afrohesh.

Deri në orët e pasdites, nuk është gjetur asnjë shenjë e të riut, ndërsa kërkimet pritet të vijojnë pa ndërprerje./vizionplus.tv

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përruar në zonën e Klosit. Me të në mjet ndodhej edhe 24-vjeçari Andi Losha, i cili ishte drejtuesi i automjetit.
Sipas policisë, Losha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Pas ngjarjes, 24-vjeçari është arrestuar për shkak se nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit dhe është larguar nga vendngjarja.
Gjithashtu, Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e Karajt, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tragjedi në Klos/ Makina bie në përrua, shoferi i dehur braktis shokun dhe ia mbath. 30-vjeçari zhduket në rrjedhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Dars të Klosit, duke u kthyer në një skenë krimi për shkak të veprimeve të drejtuesit të mjetit. Policia ka arrestuar 24-vjeçarin A. L., pasi akuzohet se pasi ra me makinë në përrua, braktisi pasagjerin brenda mjetit dhe u largua pa njoftuar askënd.

Dinamika: Ora 01:30

Ngjarja ndodhi te “Ura e Darsit”. Mjeti tip “Audi” me targa angleze, i drejtuar nga 24-vjeçari, ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e përroit. Në mjet udhëtonte edhe pasagjeri J. K., 30 vjeç, banues në Fullqet (bashkëfshatar me shoferin).

Arratisja e shoferit dhe arrestimi

Hetimet zbuluan një sjellje shokuese të drejtuesit të mjetit:

Braktisja: Pas aksidentit, A. L. ka dalë nga mjeti dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë shokut të tij 30-vjeçar dhe duke mos njoftuar Policinë apo ambulancën.

Alkooli: Pas kapjes dhe arrestimit nga Policia, testi i alkoolit konfirmoi se ai e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kërkimet për të zhdukurin

Dyshohet se rrjedha e fortë e përroit (e rënduar nga reshjet e fundit) e ka marrë me vete trupin e 30-vjeçarit J. K. Aktualisht, në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po krehin zonën përgjatë rrjedhës për gjetjen e pasagjerit.