Ballina Kronika Të shpallur në kërkim për trafikim qeniesh njerëzore, arrestohen në Tiranë dy...

Të shpallur në kërkim për trafikim qeniesh njerëzore, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga shtetasit R. B. dhe G. H., banues në Tiranë.

Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Kosovës.