Real Madrid është skuadra e radhës e cila kalon në fazën e 1/8-ave në Champions League, pasi ka mposhtur mbrëmjen e sotme Benfica me rezultatin 2-1, duke e çuar në 3-1 rezultatin e përgjithshëm.
Benfica ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 14-të me anë të Rafa Silva, duke krijuar idenë e ripërsëritjes së mrekullisë së pak javëve më parë, por kundërpërgjigjja e madrilenëve ishte e menjëhershme, të cilët barazuan në 1-1 me anë të Aurélien Tchouaméni.
Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë e sfidës mes dy skuadrave.
Në pjesën e dytë, Vinícius Júnior do të shënonte edhe golin e dytë për Real Madridin, duke vrarë përfundimisht shpresat e Benficës për kualifikim.
Ndërkohë, në derbin francez mes Paris Saint-Germain dhe Olympique de Marseille, sfida u mbyll në barazim, duke qenë kryeqytetasit ata që do të luajnë në turin tjetër.















