Juventus është eliminuar nga Champions League pas 120 minutave të luajtura në Torino, vetëm pas golave të shënuar nga Galatasaray në minutat shtesë.
Ndeshja e transmetuar LIVE në televizionin Kombëtar Vizion Plus ka dhuruar emocione të forta, pasi ritmi i lojës dhe kronologjia e ndeshjes ka qenë mjaft e shpejtë dhe dramatike.
Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të madhe, ku arritën që brenda 90 minutave, edhe pse luajtën për 45 minuta me një lojtar më pak, të shënonin 3 gola, duke e çuar sfidën në shtesë, pas humbjes 5-2 të pësuar një javë më parë në Stamboll.
Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll në avantazh të bardhezinjve, të cilët shënuan me anë të Manuel Locatelli.
Me nisjen e pjesës së dytë, Juventusi mbeti me 10 lojtarë, pasi Lloyd Kelly u ndëshkua me karton të kuq. Por pavarësisht superioritetit numerik, turqit e Galatasarayt u dorëzuan plotësisht përballë presionit të bardhezinjve.
Federico Gatti në minutën e 70-të dhe Weston McKennie në të 80-ën përmbysën gjithçka, duke e çuar sfidën në shtesë.
Pjesa e parë e shtesës u mbyll me rezultat të pandryshuar, por në minutën e parë të shtesës së dytë, Victor Osimhen shënoi për Galatasarayn, duke i çuar shifrat në 3-1.
Ndërsa në minutën e 119-të të takimit Ylmaz do të shënonte dhe golin e dytë për Galatasaray duke çuar shifrat në 3-2.
Galatasaray kalon në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-7.















