Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, është hospitalizuar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Serbisë, është konfirmuar për Nova.rs.
Sipas informacioneve të Nova, Daçiq është shtruar në QKU për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur ditët e fundit.
Pulmologu Spasoje Popeviq deklaroi sonte se gjendja e ministrit të Punëve të Brendshme Ivica Daçiq është shumë e rëndë dhe se ai ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv me ventilim mekanik, përkatësisht në respirator.
Popević, para Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, për Informer TV tha se bëhet fjalë për pneumoni bilaterale (inflamacion në të dy mushkëritë), se po merr të gjitha medikamentet e nevojshme dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tij.
Sipas fjalëve të tij, situata është “paksa” më e mirë sesa në momentin e pranimit, ndërsa 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare.
Nënkryetari i Kryesisë së Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Novica Tončev, tha për FoNet se Daçiç sot është ndier shumë keq, për çka nuk mori pjesë në komemoracionin për vdekjen e Vladislav Jovanoviqit, as në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.















