Ballina Kronika E rëndë në Itali, 58-vjeçari vret nënën dhe e fsheh trupin në...

E rëndë në Itali, 58-vjeçari vret nënën dhe e fsheh trupin në pyll

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Itali, ku një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënë dhe më pas e ka fshehur në pyll.

Mediat italiane raportojnë se policia ka arrestaur 58-vjeçarin në Torino, i cili dyshohet se i ka marrë jetën nënës së tij 86-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin në një pyll pranë zonës së njohur si Palazzina di Caçia.

Zhdukja e të moshuarës ishte denoncuar rreth një muaj më parë, ku shqetësimi ishte ngritur nga një mike e saj, e cila prej kohësh nuk kishte arritur të lidhej me 86-vjeçaren dhe kishte njoftuar autoritetet.

Gjatë hetimeve, policia mori në pyetje djalin e saj. Fillimisht, ai pretendoi se e ëma kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe se ai ishte kujdesur për varrimin e trupit. Por më pas, përballë provave dhe kundërshtive në dëshmi, 58-vjeçari ndryshoi versionin, duke pranuar se e kishte vrarë dhe varrosur vetë.

Sipas deklarimeve të tij, motivi lidhej me frikën se do të humbiste pensionin e nënës, që përbënte të vetmin burim të ardhurash për të.

Trupi i pajetë është gjetur në zonën e treguar nga i dyshuari, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e saktë të vdekjes.