Ballina Bota E vërteta pas fotografisë virale se Epstein është gjallë në Izrael

E vërteta pas fotografisë virale se Epstein është gjallë në Izrael

Një foto e publikuar e një personi me mjekër e flokë të gjata nxiti spekulimet se Jeffrey Epstein ishte gjallë.

Kjo fotografi ka vluar teoritë konspirative se pedofili i dënuar është gjallë dhe se po jeton në Izrael.

Epstein ishte konfirmuar se është vetëvrarë në qelinë e burgut në New York ku po mbahej në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual të të miturave.

Fotografia që bëri bujë të madhe del të jetë e gjeneruar me inteligjencë artificiale. Këtë e kanë konfirmuar edhe veglat e AI-së nga Google.

Analizat digjitale zbulojnë se fotografia origjinale përmban vulën e SynthID, që do të thotë se pjesa më e madhe e fotografisë është e edituar ose e gjeneruar nga inteligjenca artificiale e Google, thotë Gemini.