Ballina Aktualitet Edi Rama shkarkon Ballukun – i heq nga postet edhe Spiropalin dhe...

Edi Rama shkarkon Ballukun – i heq nga postet edhe Spiropalin dhe Vengun, Ministër i ri Jashtëm Ferit Hoxha

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presionit ndërkombëtar dhe atij politik në vend, Rama vendosi të largojë Ballukun nga postet qeveritare. Vendin e saj si zv.kryeministre do e mbajë Albana Koçiu.

Sakaq, këtë të fundit në postin e ministres së Brendshme do e zëvendësojë Besfort Lamallari.

Ndërkohë, në krye të Ministrisë së Energjitikës vendoset Enea Karakaçi.

Në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme largohet Elisa Spiropali dhe vendoset Ferit Hoxha, ndërsa Erjona Ismaili merr detyrën e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Toni Gogu do të spostohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu dhe Piro Vengu është larguar nga detyra dhe postin e tij do e marrë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes Ermal Nufi. /Panorama

Rama ndryshon qeverinë, Koçiu në vend të Ballukut. Ja emrat e ministrave të rinj të Brendshëm e Drejtësisë

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri.

Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në disa ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.