Saif al-Islam Gaddafi, një nga djemtë më të njohur të Muammar Gaddafit, ka vdekur. Lajmin e dha këshilltari i tij politik Abdullah Othman Anturahim në një postim në rrjetet sociale. Me këtë njoftim ai u dha fund spekulimeve që qarkullonin prej vitesh rreth fatit të tij, pas rënies dhe vdekjes së dhunshme të babait të tij në vitin 2011.
Vdekja e 53-vjeçarit, i cili dikur shihej gjerësisht si trashëgimtar i dukshëm i babait të tij, u raportua nga kreu i ekipit të tij politik të martën, sipas Agjencisë Libiane të Lajmeve.
Motra e tij i tha televizionit libian se ai kishte vdekur pranë kufirit të vendit me Algjerinë, pa konfirmuar se si.
Mbetet e paqartë se si vdiq ai, me raportime të ndryshme që qarkullojnë në mediat libiane.
Saif al-Islam Gaddafi është parë prej kohësh si figura më me ndikim dhe më e frikshme në vend pas babait të tij, i cili sundoi Libinë nga viti 1969 deri në rrëzimin dhe vrasjen gjatë një kryengritjeje në vitin 2011.
I lindur në vitin 1972, ai luajti një rol kyç në afrimin e Libisë me Perëndimin nga viti 2000 deri në rrëzimin e regjimit të Gadafit.
Pas largimit të babait të tij, Saif al-Islam Gaddafi, i cili u akuzua se luajti një rol kyç në shtypjen brutale të protestave antiqeveritare – u burgos nga një milici rivale në qytetin e Zintanit për gati gjashtë vjet.
Gjykata Ndërkombëtare Penale donte ta nxirrte atë në gjyq për krime kundër njerëzimit, për rolin e tij të dyshuar në shtypjen e protestave të opozitës në vitin 2011. /BBC
Misteri/ Kush e ekzekutoi djalin e Muammar Gaddafit në Libi
Saif al-Islam Gaddafi, një nga djemtë më të njohur të Muammar Gaddafit, ka vdekur. Lajmin e dha këshilltari i tij politik Abdullah Othman Anturahim në një postim në rrjetet sociale. Me këtë njoftim ai u dha fund spekulimeve që qarkullonin prej vitesh rreth fatit të tij, pas rënies dhe vdekjes së dhunshme të babait të tij në vitin 2011.
Në vitin 2021, ai njoftoi qëllimin e tij për të kandiduar për president, por zgjedhjet që duhej të mbaheshin në atë kohë u shtynë për një kohë të pacaktuar. Vendndodhja e tij është ende e panjohur.
Anturahim konfirmoi vdekjen e Saif al-Islam disa orë pas raportimeve në Libi se Saif ishte vrarë gjatë përleshjeve pranë Al-Hamada. Raportimet e mëparshme e lidhën vrasjen me përleshjet e armatosura në zonë.
Edhe pse këshilltari i tij nuk dha shkakun e vdekjes, televizioni “Al Arabiya” raportoi, duke cituar një burim pranë familjes Gaddafi, se Saif al-Islam u qëllua për vdekje në kopshtin e tij në qytetin Zinden. Autorët e krimit ishin 4 persona që ikën.
Ndërsa agjencia “Anadolu” raportoi se kamerat sigurisë në rezidencë ishin çaktivizuar para se burrat e armatosur të sulmonin. Sidoqoftë, Zyra e Prokurorit Publik të Libisë ka hapur një hetim për vrasjen e dyshuar.
Pavarësisht mungesës së tij në jetën publike, kjo nuk e ka zvogëluar peshën politike të Saif Al-Islam Gaddafit. “Libya Observer” se ai mbeti një figurë shumë polarizuese. Për disa, ai simbolizonte vazhdimësinë e shtetit, për të tjerët trashëgiminë e një regjimi autoritar. ©LAPSI.al
















