E gjitha filloi në qytezën e Valdarno. 3 persona, mes të cilëve edhe shqiptari i plagosur kryen një vjedhje me thyerje në një banesë. Duke u larguar nëpërmjet autostradës drejt Romës automjeti i tyre u pikas nga policia. Një patrullë e Policisë Rrugore i kërkoi që të ndalonte, por ai nuk iu bind duke përplasur makinën e forcave të rendit.
Automjeti tip Golf i autorëve u braktis më pas në një korsi të emergjencës. Brenda, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. 3 personat u hodhën poshtë argjinaturës, duke u përpjekur të iknin në këmbë. Pasoi një ndjekje nga policia, që përfundoi me një shkëmbim zjarri në të cilin njëri prej të arratisurve u plagos në shpatull.
Ishte vetë ai që telefonoi 118 për ndihmë. Ai u gjet në një fushë pranë, rreth 500 metra larg autostradës. Shqiptari u transportua me helikopter në spitalin e Perugias ku po mbahet nën mbikëqyrje. ©LAPSI.al















