Në rrethin Edremit të provincës Balıkesir, një sulm i armatosur ndaj një dyqani kukureci i kryer nga sulmues me motoçikletë ka lënë një person të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në Hamidiye, në rrugën Akçay. Dy persona me helmeta, të ardhur me motoçikletë, hapën zjarr drejt lokalit.
Si pasojë e të shtënave, një person që ndodhej në ambientet e lokalit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën rëndë në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas njoftimeve nga qytetarët, në vendngjarje u dërguan forca të shumta policie dhe ekipe të urgjencës mjekësore (112). Të plagosurit, pas ndihmës së parë, u transportuan në Spitalin Shtetëror të Edremitit.
Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit pas kryerjes së ekzaminimeve nga prokurori.
Forcat e rendit kanë nisur një operacion për kapjen e të dyshuarve që u larguan nga vendngjarja.
Kukureci është lloj qofte a zorrë e mbushur me mish ose me mëlçi qengji, keci etj.,e cila merr trajtën e një salsiçeje a llukaniku që hahet e pjekur në skarë./TetovaNews















