Ballina Kultura Treboshi pret poetin Lirim Alija

Treboshi pret poetin Lirim Alija

Poeti Lirim Alija është ftuar në shkollën e fshatit Trebosh, ku në një takim me nxënës të kësaj shkolle janë recituar poezi dhe është biseduar për letërsinë.

Postim i plotë i poetit Lirim Alija:

Qëllimi kryesor i shkollës është, të formojë personalitete që janë në gjendje të krijojnë gjëra të reja, e jo thjesht t’i përsërisin ato që tashmë i kanë kaluar gjeneratet e mëparshme.
Ajo pra, duhet që xhamat t’i shndërrojë në pasqyra; në pasqyra, sepse sa më shumë të përpiqemi që t’i njohim të tjerët, aq më tepër do duhej ta shikojmë veten. Duke njohur të tjerët dhe botën e jashtme në përgjithësi, njohim veten, ose e hartojmë veten.
Kjo nuk është aq e vështirë për ta bërë, por duhen mësimdhënës të zgjuar dhe të ndërgjegjshëm.
Sepse është më lehtë të bëhet instruimi i një të riu se riparimi i një të moshuari.
Njëri nga këta mësimdhënës të dinjitetshëm është arsimtari Muaxher Haruni, nga fshati Trebosh. Këtë e vëretova sot, pikërisht në shkollën e këtij fshati, ku isha i ftuar për një orë letrare.
I përgëzoj dhe i falënderoj të gjithë ata, për konsideratën dhe vlerësimet e krijimeve të mia, në veçanti nxënësit e zellshëm që i lexuan poezitë e tyre, të cilëve ju uroj udhë të mbarë dhe suksese në artin e fjalës së shkruar!