Vëllai i Big Mamës, Reshad Kasami, ka reaguar ashpër kundër EVN-së për shkak të faturës tepër të lartë mujore për një banesë 90 metra katrorë. Përndryshe, Reshat Kasami punon në Universitetin Amerikan në Bagdad të Irakut, transmeton Tetova News.
Postimi i plotë:
“44,000 denar faturë rryme për një banesë 90m²!!! Kjo është skandaloze dhe absolutisht e papranueshme. Nuk është hera e parë që ndodh – është bërë praktikë e zakonshme të shtrydhen qytetarët me fatura të çmendura dhe pa asnjë shpjegim real.
Turp i madh për EVN që vazhdon të rëndojë jetën e njerëzve me çmime të papërballueshme dhe fatura që nuk kanë asnjë logjikë. Kjo nuk është shërbim ndaj qytetarëve, kjo është padrejtësi e hapur dhe abuzim i vazhdueshëm mbi kurrizin e popullit.
Edhe më turp për qeverinë që e lejon këtë situatë të vazhdojë ndërkohë që familjet luftojnë çdo muaj për të paguar gjërat bazë. Energjia elektrike nuk është luks, është nevojë bazike!
Kjo është e tepërt. Kjo është padrejtësi. Kjo duhet të ndalet.”

















