Ballina Kronika Tragjedi në Aksaray të Turqisë: Prindërit humbën jetën në aksident, 4 fëmijët...

Tragjedi në Aksaray të Turqisë: Prindërit humbën jetën në aksident, 4 fëmijët në gjendje të rëndë

Automjeti që transportonte familjen, e cila po udhëtonte nga Stambolli drejt vendlindjes së tyre Nevşehir për pushimet e Bajramit, doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal anësor në Aksaray pas mesnate. Ömer Koç dhe bashkëshortja e tij Zeliha Koç humbën jetën, ndërsa 4 fëmijët e tyre u plagosën rëndë.

Udhëtimi i familjes 6-anëtarëshe për pushimet e Bajramit përfundoi në tragjedi. Pranë fshatit Yalman, në rrugën Aksaray-Nevşehir, automjeti që drejtohej nga Ömer Koç doli nga rruga dhe u përmbys në orët e para të mëngjesit, për një arsye që ende nuk është përcaktuar.

Në vendin e aksidentit u dërguan shumë ekipe të xhandarmërisë dhe ndihmës së shpejtë. Ekipet mjekësore konstatuan se drejtuesi i automjetit, Koç, kishte humbur jetën në vendngjarje.

Zeliha Koç dhe 4 fëmijët e saj, të cilët ishin plagosur rëndë, u dërguan me ambulancë në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit në Aksaray. Nëna nuk arriti të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Mësohet se familja Koç ishte nisur nga Stambolli drejt vendlindjes së tyre Nevşehir për shkak të pushimeve të Bajramit.