Në orët e vona të mbrëmjes, forca policore iu drejtuan shtëpisë së Arifit pas një sërë dyshimesh lidhur me djalin e saj të mitur, 16 vjeçar, i dyshuar për shitje te lëndëve narkotike.
Nga burimet policore, sasi e lëndëve narkotike ka qenë e konsiderueshme, dhe nga konstatimet, e gatshme dhe e paketuar për shitje. Policia, më herët, në një lokal që i mituri e mbante me qira, kishte gjetur qese të gatshme me lëndë narkotike për shitje, 120 gramë marihuanë, të mbyllura me zinxhir, si dhe 1,5 gramë kokainë të pastër, shkruan Alsat.
Në versionin e policisë theksohet se më datë 16.04.2026, në ora 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar 34 paketime me marijuanë, një kuti dhe një qese me marijuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.
I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prindit me të do të zhvillohet bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.
















